Shoqata e Manikineve FREEDOM nga Prizreni organizoi nje përzgjedhje te vajzave per te përfaqësuar Republikën e Kosovës ne eventin e bukurisë WORLD BIKINI MODEL 2011 ne Kine dhe Tajvan. Shumë vajza aspironin te arrinin ketë.

Ishin Menaxheret Shpejtim Zejneli dhe Hezer Bajraktar qe me përzgjodhën dhe me dhanë mua këtë mundësi tha Elva gjate nje interviste per Yll Press.

Eshte një eksperience shume e bukur. Eshte shume interesante te maresh pjese ne te tilla evente ndërkombëtare, te njihesh dhe te besh miq nga e gjithë bota. Një pjese te kohës qëndruam ne Kine, aktualisht ne Tajvan.

Dita është shume e ngjeshur ne aktivitete. Fashion shoë, fotoshooting, vizita ne vende te ndryshme…Gjithçka është e paharrueshme.

Si ndiheni ju ne Kine qe Kina nuk e ka njohur Kosovën?

Elva –E konsideroj nje privilegj dhe kenaqesi te madhe te perfaqesoj nje nder shtetet me te reja ne bote. Ndihem shume e lumtur qe kam fatin te promovoj vlerat, kulturen kosovare dhe te kem te njëjtin vend, te trajtohem ne mënyrë te barabarte me kandidatet nga shtete te ndryshme te botes.

Me cfare veshje Kombëtare ju prezantoni bukurinë Kosovare?

Elva –Padyshim qe veshja kombëtare eshtë një aspekt shume i rendesishem. Me ane te saj shfaqe nje pjese te traditës, te kulturës se vendit qe përfaqësoj. Veshja qe kam marë une, i përket Zonës se Dukagjinit.

Kush është përkujdesur për veshjen tuaj?

Elva –Veshja ime eshte mundësuar nga butiku Perla Blanca ne Tirane. E falënderoj shume, pasi fale veshjeve gjithë shije, paraqitja ime eshtë akoma me e mire dhe e suksesshme.

Për popullin kosovar dhe atë shqiptar a keni një mesazh për ne fund.

Elva –I uroj suksese te gjithë qytetareve te Kosovës për mbështetjen qe me bëjnë dhe falimnderoj te gjithë popullin Shqiptare kudo qe janë …

Elva PANE
Data, muaji, viti i lindjes- 09.21.1993
Gjatesia -172 cm
Pesha -48 kg
Horoskopi-Virgjëresha
Profesioni-Modele
Hobi-Modelingu
Ëmbëlsira e preferuar-Tiramisu
Aktori dhe Aktorja e preferuar – Johny Deep dhe Jennifer Aniston

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here