Muaj më parë, Elton Deda njoftoi për përgatitjen e një albumi të ri. Tashmë ky album ka përfunduar. Titullohet “Antologji” dhe këngëtari do ta promovojë në Tiranë për të gjithë fansat e tij.

Këngëtari pohon se në këtë ceremoni nuk do të mungojnë, miqtë e tij të vjetër, Redon Makashi, Aleksandër Gjoka, si dhe mikesha Eneda Tarifa de ajo më e re, Samanta Karavella. Deda do të udhëtojë nga SHBA, ku jeton prej vitesh ne Nju Jork dhe vjen në Tiranë, në dy lokale të njohura, në datat 19, 21 dhe 22 janar, Elton Deda ku do të prezantojë këngët e albumit të ri.

Në album nuk do të mungojnë këngët e viteve të shkuara si \”Qyteti i vjetër\”, \”Nuk kërkoj tjetër njeri\” etj, por do të përmbajë edhe 12 këngë të reja. Të jetosh përtej, Tirana Gjenerator, Shut up Rock\’n\’roll, 0386031718, Kameleon, Tranzit, Highëay Blues, I përndjekuri erotik, Vendi pa lagje, Jeta poshtë urës, Good hope, 0:00.

Pjesa më e madhe e poezive janë nga Orges Toçe, me përjashtim të \”Të jetosh përtej\” me tekst të Blerim Katroshit dhe \”Tirana gjenerator\” e \”0386031718\” nga Elton Deda. Ndërkohë, teksti për këngën \”I përndjekuri erotik\” është përshtatur nga origjinali i Dritëro Agollit.

Të gjitha orkestracionet janë realizuar në “Fjord Recording Studio” nga vetë këngëtari. Për sa i përket albumit, Deda ka thënë se ato janë zgjedhur me kujdes që të kenë veçantinë e tyre dhe ndërkohë të jenë në linjën që ai përfaqëson si këngëtar./balkanweb/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here