Menjëherë pasi kosovarja Rina Bilurdagu nga Prizreni fitoi talent shoë-n “The Voice of Albania” ka plasur në rrjetet sociale një debat tepër fyes ndaj saj dhe kosovarëve. Kjo ka bërë që të reagoj njëri prej këngëtarëve të njohur dhe që ishte pjesë e jurisë, Elton Deda që ka thirrur të ndalet racizmi.

“Jam duke lexuar komentet raciale drejtuar së njëjtës racë, ku me dhimbje konstatoj se fisnikëria e kombit është në zhdukje e sipër.

“The Voice of Albania” i ka shërbyer bashkimit dhe jo përcarjes. Thirrni mendjes sa nuk eshte vonë” ka thënë Deda.

“Statusi im therret për PAQE ndërsa ju edhe këtu filluat të grindeni, TURP”, ka shkruar Eltoni ne FB, me sa duket aspak i indinjuar që konkurentja e tij nuk u shpall fituese.
Shumë persona në rradhët e publikut, vecmas në Shqipëri kanë bërë tifozllek për konkurenten e skuadrës së Elton Dedes– Marsela Cibukun, 27 vjecaren që jeton prej vitesh në Itali.

Ka mjaftuar kurorezimi i Rines si fituese, që të nisin debatet raciale, sipas të cilave një “kosovare” nuk duhet të ishte fituesja e edicionit të parë të “The Voice”. Komentuesit kanë permendur dhe fitoren e shqiptares nga Kosova, Rona Nishliut, në edicion e 50-të të Këngës në RTSH.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here