Elseid Hysaj së shpejti fejohet me Fiorenza LekstakajnElseid Hysaj ka bërë publike dashurinë e tij me “Miss Shqipëria 2013”, Fiorenza Lekstakaj.

Futbollisti i kombëtares shqiptare dhe aktualisht lojtar i skuadrës së Empolit në kampionatin italian të futbollit, ka folur për herë të parë për historinë e tyre të dashurisë.

Në një intervistë për të përditshmen “Il Tirreneo”, Hysaj ka zbuluar se ata madje do të fejohen gjatë javës së ardhshme.
“Pas shtatë ditësh do ta zyrtarizojmë lidhjen tonë me një festë fejesë”, ka thënë Hysaj, transmeton Telegrafi.

“Nuk është martesë, por diçka mjaft të ngjashme. Do të jetë një festë me të gjithë të afërmit tanë. Një hap mjaft i rëndësishëm për ne”.
“E kam njohur qysh në shkollë, më ka rënë në sy menjëherë, por për t’i rrëmbyer një puthje mu desh të pres shumë”, ka shtuar futbollisti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here