Këngëtarja e njohur Elsa Lila në mbrëmjen e 9 Marsit është bërë nënë.Lindja ka shkuar shumë mirë dhe vogëlushja Evita ka lindur 3.4 kilogram.

Lajmi konfirmohet nga korrespodenti i “AMA News” në Itali, ku thuhet se Elsa është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe është duke iu gëzuar sjelljes në jetë të vogëlushes Evita.

Lila pak ditë më parë ishte shprehur për mediat se së shpejti bëhet nënë duke zbuluar dhe të atin e vajzës që është italiani Alesandro, te cilin e kishte takuar ne Madagaskar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here