Nuk e di pse është bërë zakon që prej Demi Moore, që artistet të fillojnë dhe zaptojnë kopertinat me barkun përjashta gjatë shtatzënisë.

Jo se nuk janë foto të bukura, por është diçka private… nuk di.

Gjithsesi, Elsa Lila duket e mrekullueshme në kopertinën e numrin të fundit të revistës “Shqip”, të cilës i ka treguar gjithçka rreth shtatzënisë, pritjes së Evitës (emri për vajzën) dhe babanë e saj Alessandron.

Shkrimi shoqërohet me një sesion fotografik të këngëtares, në të cilin e mbuluar me një tyl të hollë dhe mjaft sensuale Elsa shfaqet e bukur si gjithmonë, teksa përgatitet të bëhet nënë.

E di se ç’po mendoni! Sa shpejt kalojnë vitet, eh? Ajo Elsa e brishtë me zërin e fuqishëm, tashmë nënë… /Sh2/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here