Elsa Lila kishte ardhur nga ai vendi i ri, ku jeton se fundmi. Madagaskari! Atje ku gjeti te shoqin ne nje aventure perrallash nenujore, ngjizi ndoshta te bijen, e ku aktualisht po jeton.

U mor vesh sakaq neper njerez revistash e gazetash e i hyne punes per te siguruar faqen e pare, kopertinen (ne fakt me shume revistat se aty fotografia te nderon, jo bardhe e zi kot me kot).

Sic ndodh perhere! E ne fakt, meqe Elsen nuk e kemi pare e s’dime se c’behet me te pas lindjes se te bijes, Evites, domosdo qe do beheshim kureshtare. Ishte e gatshme! Vetem kishte disa probleme fare te vogla teknike! Jo pune fotosh, grimi, fustanesh e keshtu gjerash.

Jo, ato ishin te zgjidhura, duheshin vetem leket. 5 mije kokrra eurosh! Aq te kete harxhuar Elsa per gjithe sherbimet qe permendem?! Nuk dime, ajo aq kerkon. Jo po te pakten Soni Malaj e kishte me pak! Ja kiameti 2 mije… Qe te sqarohemi, ky eshte cmimi qe nje reviste duhet te paguaje per te pasur Elsa Lilen ne kopertine ose, ne rastin e dyte, Soni Malajn.

E keni ndjekur ne media konfliktin mes Soni Malajt dhe kryeredaktorit te revistes “Shqip”, Arjan Konomit? Eshte per te njejten ceshtje (degjohet shpesh, sa here flitet per kete ceshtje, qe njerezit thone more po si ishte puna e atyre te dyve qe u zune.

S’keni faj qe nuk e kuptoni!), sado qe ai nuk pretendon se ka shkruar per Sonin, ka bere nje portret te paautorizuar, sic mund ta beje kushdo, pavaresisht shifrave qe mund te shenoje gjithsecili ne fature.

U be kohe qe Soni kishte vendosur cmime, po aq kohe sa ka me Mirkon, te shoqin. Mbase ka menduar qe mund te funksionoje me mire me metoda europiane, spanjolle. Por fakti eshte qe pas ketyre rregullave te reja, askush nuk e pa me Soni Malajn neper kopertina revistash.

Ndokush mund edhe te kete parate per t’i paguar, por sa ia vlen? Mbi c’kritere i vendosin cmimet?! A e dine qe 300-lekeshi po behet gjithnje e me i shtrenjte?! Pavaresisht se nuk mohojme asnjerin nga shpenzimet qe “heqin” te gjithe per sherbimet e bukurise.

Ka edhe alternativa te tjera nese nuk e kane cuar neper mend; te mos pranojne (ky eshte nje diskutim tjeter pastaj, qe vlen te trajtohet me vete, por perpara krizes se tanishme te parave mund ta shohin si alternative).

Tek e fundit, asnjeri nuk do merzitej aq, te pakten jo aq sa te paguaje 5 mije euro, apo sado qofshin. I njejti frymezim paskesh kapur do kohe me pare, atehere kur njerezit ende s’i kishin fshire nga kujtesa Neden me Ogrenin.

S’ju kujtohen? Ok, s’po humbisni ndonje gje te madhe…, jo se brenda temes se meparshme ishim, thjesht jane ca njerez te tjere. Natyrisht qe me ta nuk e zgjati askush telefonaten deri te pazari… /Gazeta Shqiptare/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here