Elsa Hosk, zbulon recetën e vitalitetitNuk është sekret që manekinet e brendit të famshëm të modës “Victoria’s Secret” ushtrojnë shumë për të pasur trupin dhe formën trupore ashtu siç e kanë.

Posaçërisht kur vjen koha për revynë e famshme të kësaj shtëpie mode, e cila mbahet një herë në vit, ato e bëjnë të pamundurën që të duken joshëse dhe bukur, pasi vetëm ato më të mirat arrijnë të futen në listën e bukurosheve, të cilat defilojnë në këtë pistë. Mirëpo, të jesh një engjëllushe e “Victoria’s Secret”, kjo do të thotë se je me orar të plotë të punës, pasi puna nuk ndërpritet me përfundimin e kësaj revyje.

Dhe njëra prej engjëllusheve, Elsa Hosk, ka pranuar që të zbulojë se çfarë ha ajo gjatë ditës për t’u dukur bukur dhe vitale. Nuk i zbulon porcionet e sakta, por me siguri se kujdeset shumë rreth sasisë së ushqimit që konsumon. Ajo thotë se për mëngjes ha vezë dhe proshutë, për drekë tost me djathë mocarela dhe domate, si dhe supë me thjerrëza.

 

Kur bëhet fjalë për darkën, ajo thotë se më me dëshirë shkon në restorant ku porosit sallatë me patate, tranguj dhe djathë feta, pastaj djathë i pjekur në skarë dhe rriska të mishit të pulës me oriz. Edhe pse bën kujdes të madh me ushqimin, ajo gjithmonë është e ngopur, prandaj rrallë han messhujta.

Natyrisht se aty janë edhe shumë produkte dietale dhe Elsa thotë se gjatë javës si zamër pi lëng të perimeve të gjelbra të grira, karota dhe milk-shake.

“Zakonisht nuk ha messhujta, pasi në shujtat kryesore mundohem të ha mjaftueshëm për të qenë e ngopur deri te shujta e ardhshme”, ka theksuar bukuroshja 28 vjeçe. Sa i përket ushtrimeve, ajo thotë se preferon boksin dhe basketbollin, çka ka kuptim sepse para se të bëhej modele, ajo ishte basketbolliste.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here