Elsa Lila është nga ato këngëtare për të cilat shqiptarët kanë një dashuri të veçantë.

Ne nje interviste te botuar sot ne Gazeta Shqiptare, Elsa rrefen ndjesinë që po përjeton në shtatzani dhe të rejat që e presin pas lindjes së bebit të saj, Evita.

Elsa rrëfen se karriera e saj do të vazhdojë ndërsa kujton prezantimin e festivalit të RTSH që sic tregon ajo, nuk I ka lënë shije aq të mrië. “Ishte dhjetori i vitit 2008 dhe sapo kisha mbaruar prezantimin e festivalit të këngës në Shqipëri.

Isha shumë e lodhur dhe e stresuar (më shumë nga prapaskenat e pakëndshme që pata gjatë punës sesa nga puna në vetvete)”. Këngëtarja shpreson së lindja e vajzës do gjallërojë dhe jetën e saj artistike.

Besoj se kur të shoh sytë dhe buzëqeshjen e saj, poezitë e tingujt do të lindin vetvetiu. Bota dhe realiteti i vështirë që na rrethon përditë duke na ngurtësuar fantazinë dhe ndjenjën, do të marrin dritë të re, ngjyra të reja.

Elsa shprehet se dhe Evita e vogël sapo të forocohet pak do të ndjekë prindërit e saj drejt Madagaskarit, në Afrikë. “Kur Evita të bëhet tre-katër muajshe, do të udhëtojmë së bashku drejt ishullit magjik ku nisi gjithçka”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here