Elle Macpherson: Jam plotësisht natyraleElle Macpherson, ish-supermodelja australiane e cila mban emrin artistik “The Body” (Trupi), mendon se çelësi i bukurisë së saj është në shmangien e operacioneve plastike.

Elle thotë se është plotësisht natyrale dhe se vetëm një herë ka përdorur botoks, madje në sasi shumë të vogla. “Kam madhësinë e sutieneve 34C, çka është plotësisht normale, ndërsa fytyrën që e shihni, është ashtu siç ka qenë gjithmonë. Mos rënia nën kurthet e operimeve plastike, është hilja ime”, thotë bukuroshja 52-vjeçare, e cila është nënë e dy fëmijëve.

Elle Macpherson ka zbuluar se kënaqet në ushqim dhe nuk mund të heq dorë nga kjo kënaqësi, për çka duhet rregullisht të ushtroj. Ajo ka shtuar se më shumë është përkrahëse e pamjes së shëndetshme, se sa të asaj thatanike. “Jam një grykëse e vërtetë e cila nuk mundet pa ushqim. Sherri i ngrënies së tepërt më duhet rregullisht të ushtrojë dhe atë me tempo të shtuar që mos të shtojë në peshë. Duhet përmendur këtu se unë jam më shumë përkrahëse e pamjes së shëndetshme se sa të asaj thatanike”, tha në fund të intervistës për mediat amerikane, bukuroshja, Elle Macpherson.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here