Në fakt u duk si lajm interesant ideja që këngëtarja Eliza Hoxha të kishte një duet me Dj Dalool. E, në fakt, kënga mban titullin “Nuk mundesh” dhe si duket nuk di nëse ata të dy do të munden deri në daljen e videos, që është xhiruar tashmë, të mbeten miq.

“Zhurnal Plus” ka mësuar se gjatë ditës së enjte të 10 nëntorit, afër ambasadës së Zvicrës në Prishtinë, Eliza ka qenë duke u fjalosur me Daloolin për punë të këngës.

Nuk dihet arsyeja vetëm se u dëgjuan fjalët se Eliza me nerva i thoshte “ e çka ka atëherë, unë e paguaj klipin”.

Ndoshta Dj ka dashur t’i marrë para për këtë bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here