Eliza Hoxha nuk vonon por bën videoklipin e radhës.

Kënga e re do të jetë me titullin “Të dua vec ty”, por e vecanta është se Eliza në klip ka përfshirë dhe familjarë si personazhë, gjë rrallë ndodh mes këngëtarësh.

Kështu motra e këngëtares, Pranvera do të jetë pjesë e klipit, ndërsa shoku i Elizës, Gazi sic pohon ajo në faqen e saj personale në Facebook po organizon cdo detaj të imazheve. Kurse vëllai i këngëtares, Fatosi do të luajë me kitarë dhe do të jetë pjesë e klipit gjithashtu.

Dhe vetë Eliza këngëtarja me humor u shton shokëve se vetëm “nana ka mbet pa u shfrytëzue” në këtë klip, që sic pohon këngëtarja e ka argëtuar pa masë atë dhe pjestarët e tjerë të familjes. (BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here