Eliza Hoxha, e cila së fundmi realizoi këngën “Nuk mundesh” në bashkëpunim me Dj Dalool, ka pohuar se së shpejti do të vijë bashkëpunime të reja.

“Pas një pune të mirë dhe me shije të mirë, gjithmonë ka hapësirë për bashkëpunime të reja”, ka thënë Eliza për “Express”.

Ndryshe Eliza po përgatitet të kompletoi edhe një album, të tretin në karrierën e saj muzikore, të cilin pritet ta lansojë gjatë këtij viti.

“Ka tash sa vite që ngadalë jam duke plotësuar numrin e këngëve për albumin, i cili pritet të dalë së shpejti. A ia vlen apo jo,është një çështje që e kanë folur të gjithë. Ekonomikisht nuk ia vlen për faktin që nuk rikthehet si investim, por si punë dhe projekt personal nuk ka se si të jetë më mirë”.

“Unë nuk kam preferuar që këngët e mia të jenë gjithandej nëpër përmbledhje mikse dhe shpesh edhe të pashije të albumeve pa ndonjë koncept të caktuar. Prandaj albumi i tretë do të jetë reprezentim i punës sime tash sa vite me këngët dhe klipet që janë parë e dëgjuar dhe më plus po aq këngë të tjera të padëgjuara ende”, ka shtuar Eliza.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here