Eliza Hoxha & Rosela Gjylbegu – Rruga e zemres (Kënga Magjike 2009).

4 KOMENTET

  1. Uroj qe kjo kenge te jete fituese, nese nuk ka dallavere, kjo kenge definitivisht i ka te gjitha meritat!!! BRAVO! Perveq tjerash, eshte nje kenge ndryshe nga ato qe jemi mesuar ti degjojme

  2. – Rruga e Zemrës –

    Muzika dhe Orkestrimi: Darko Dimitrov
    Teksti: Eliza Hoxha
    Këndojnë: Rosela Gjylbegu & Eliza Hoxha

    Rosela: Sa herë e thyer
    Sa herë e lodhur
    Sa herë me frikën se ku po gabon
    Tek vetja jote, ke gjithçka që kërkon

    Eliza: As kokëulur
    As e përbuzur
    Kurr mos qëndro e as kurr mos lejo
    Tek vetja jote, ke gjithçka që kërkon

    Ref. Rosela & Eliza:
    Ti beso, në fuqinë e zemrës tënde
    Dhe mos harro se për vete ti vendos
    Drejt vazhdo dhe atëherë kur ti rrëzohesh, mos ndalo
    Asnjëherë, as kur jeta të dësh’pron

    Rosela: Një rrugë e humbur
    Një e pamundur
    Kurr mos mendo se është jeta për ty
    Mos u dorëzo ti
    Në vete mos dysho

    Eliza: Një rruge e humbur
    Një e pamundur
    Mos thuaj kurr se është jeta për ty
    Mos u dorëzo ti
    Në vete mos dysho

    Ref. Rosela & Eliza:
    Ti beso, në fuqinë e zemrës tënde
    Dhe mos harro se për vete ti vendos
    Drejt vazhdo dhe atëherë kur ti rrëzohesh, mos ndalo
    Asnjëherë, as kur jeta të dësh’pron

    Eliza: Mos u tremb nga asgjë
    Që ty jeta të sfidon

    Rosela: Në zemrën tënde, ti beso
    Ajo s’të mashtron

    Rosela & Eliza:
    Dielli dhe për ty rrezon
    Kudo që je, kudo që shkon ti
    Dielli dhe për ty rrezon
    Dhe rrugën tënde ta ndriçon

    Eliza: Rrugën e zemrës tënde
    Asnjëherë mos e ndalo…

    Rosela & Eliza:
    Rrugën e zemrës tënde
    Asnjëherë mos e ndalo…

    Asnjëherë mos e lësho

    Ref. Rosela & Eliza:
    Ti beso, në fuqinë e zemrës tënde
    Dhe mos harro se për vete ti vendos
    Drejt vazhdo dhe atëherë kur ti rrëzohesh, mos ndalo
    Asnjëherë, as kur jeta të dësh’pron

    Rosela: Ti beso, në fuqinë e zemrës tënde
    Eliza: Mos harro se për vete ti vendos

    Rosela & Eliza:
    Drejt vazhdo dhe atëherë kur ti rrëzohesh, mos ndalo
    Asnjëherë, as kur jeta ty të dësh’pron

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here