Eliza Dushku ka porositur fanset e saj, për t’i kryer kon trollohet për kancer të gjirit, pasi ajo bëri të njëjtën gjë pasi zbuloi një xhungë të vogël në gjirin e saj.

Aktorja me prejardhje shqiptare iu nënshtrua një skanimi të mërkurën dhe është lehtësuar kur ka marrë rezultatin se nuk ka kancer të gjirit.

Pas kontrollit, ajo ka shfrytëzuara profilin e saj në Twitter për t’u bërë thirrje të gjitha femrave të drejtohen të mjeku nëse gjejnë ndonjë ngritje në gjinjtë e tyre.

“Për të gjitha femrat: isha dhe bëra skanimin e 1-rë të gjoksit sot… ende jam e re për një mamogram, por realizova një ultrazë për një fryrje të dyshimtë.

Kontrollohuni!”. “Është një lehtësim i madh të jem e pastër, aq e informuar dhe lehtë. Diagnostikimi i hershëm i kancerit të gjirit është i domosdoshëm. Kujdesuni për gjinjtë tuaja, vajza”, ka shkruar Eliza. Koha Jone

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here