Eliza Hoxha gjatë një interviste për “Kosova Sot” ka folur për gjërat që ajo i pëlqen dhe ato që nuk i pëlqen.

Këngëtarja thotë se ajo është e prirë që në jetë çdo gjë ta marrë me pozitivitet, pavarësisht se si është situata.Ajo thotë se është e pamundur t’i ndalë muzikën dhe arkitekturën, si dy profesione që i adhuron dhe i bën me shumë qejf.

Eliza ka pohuar edhe se nuk i pëlqen ta shoh muzikën si përfitim, por i pëlqen ta shohë si mbushje shpirtërore.

Dhe asaj nuk i pëlqen të flasë për dashurinë, pasi që ende nuk e ka një të dashur në krahët e saj dhe nëse një ditë do të dashuronte, këtë thotë se do ta bënte me gjithë shpirt, e jo vetëm me mendje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here