Presidenti Bamir Topi nënshkroi sot dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare, aktores Eliza Dushkut.

Ju jeni tashmë imazhi i mirë i shqiptarëve që punoni për Shqipërinë’, iu drejtua Presidenti të pranishmëve në një takim sot me Eliza Dushku takim.

Janë pikërisht këto arsye që me t’u informuar për kërkesën e zonjës Dushku për marrjen e shtetësisë shqiptare, në përmbushje të një detyrimi institucional, por në radhë të parë, të një frymëzimi personal, nënshkrova dekretin për dhënien e shtetësisë shqiptare Eliza Dushkut’, u shpreh Bamir Topi. Në vijim, Presidenti i Republikës i dorëzoi dekretin presidencial aktores së mirënjohur shqiptare të Hollivudit.

Nga ana e saj Eliza jo vetëm shprehu mirënjohjen për këtë vendim të Presidentit, por i dëshmoi atij se ajo ndjehej shqiptare prej vitesh, madje për këtë kishte bërë dhe një tatuazh me simbolin e flamurit në qafë. Ky gjest u prit me sportivitet nga Topi qe qeshi pa mase. Ne takimet zyrtare te ketyre diteve be Tirane u vu re se nje still tjeter i Elizes.

Aktorja po perdor veshje shume serioze, ndryshe nga sa e kemi pare ne setet fotografike ne Hollivud, ku ajo paraqitet me stil shume ndryshe. (d.b/BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here