Eliza Hoxha është përzgjedhur nga UNICEF-zyra në Prishtinë të jetë avokuese e këtij institucioni për një qasje më pozitive ndaj mjedisit kosovar.

Ajo tani është e angazhuar me këtë punë dhe thotë se do të avokojë në forma të ndryshme kundër degradimit mjedisor dhe praktikave të duhanpirjes e sidomos në hapësirat e mbyllura, shkruan “Zëri”.

“Interesimi i UNICEF-it është që unë të avokoj edhe në promovimin dhe fuqizimin e përfshirjes, zotimit dhe mobilizimin e veprimeve të rinisë në të mirën e komunitetit kosovar, përmes kampanjave të shumta, aktiviteteve praktike dhe përkrahjes morale profesionale, në rolin e mentorit të laboratorit inovativ të të rinjve kosovar, në kuadër të UNICEF-i”, ka thënë Eliza.

Promovimi i një kulture dhe mundësie kolektive miqësore ndaj mjedisit, vullnetarizmi dhe solidarizimi me iniciativat kreative për ndryshime pozitive është fokusi kryesor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here