Këngëtarja Eliza Hoxha, e cila ka filluar karrierën muzikore që në moshën 7 vjeçare, nuk e konsideron me këtë si profesion parësor.

Ajo ka përvoja të shumta në katër profesionet që ka provuar të bëjë në jetë, fillimisht si këngëtare, pastaj si fotografe, prezentuese televizive dhe arkitekte.

Duke folur per mediat shqiptare, Eliza ka treguar se mbetet e perkushtuar ne muzike, por jo si me pare.
“Albumi im i tretë ka nisur të zhvillohet që përpara se të shkoja në Belgjikë. Megjithatë, shpenzova shumë për studimet e mia dhe për këtë arsye, nuk mund ta përballoja menjëherë sapo u ktheva. Së shpejti do të jetë në treg, ndonëse tashmë muzika nuk është më profesioni im primar, pasi jetoj nëpërmjet arkitekturës,” ka thënë Hoxha për TCH, duke shtuar se që prej vitit 2003-04 nuk këndon më në jetën e natës, por punon vetëm për ndonjë projekt apo koncert humanitar.

Eliza e konsideron muzikën si një kauzë dhe një mënyrë për të përmirësuar jetën e komunitetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here