Eliza HoxhaMinistri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka nominuar Eliza Hoxhën dhe Veton Nurkollarin për anëtarë të Parlamentit Kulturor Evropian (European Cultural Parliament – ECP). E drejta për të nominuar dy anëtarë nga Kosova është bërë sipas kërkesës që zyrtarët e ECP-se i kanë bërë ministrit Krasniqi pas pjesëmarrjes së tij në sesionin vjetor të njëmbëdhjetë me radhë të këtij institucioni, që u mbajt vitin e kaluar në Berlin. Nominimet e Ministrit Krasniqi janë pranuar menjëherë nga drejtuesit e Parlamentit Kulturor Evropian. Anëtar i vetëm nga Kosova i ECP-së deri më tash ka qenë Erzen Shkololli, drejtor i Galerisë Kombëtare të Kosovës, njofton MKRS përmes një kumtese për medieEuropean Cultural Parliamnet është një forum i personaliteteve të ndryshme të kulturës dhe artit nga Evropa, që synon të rrisë bashkëpunimin kulturor në Evropë.

Përveç kësaj, pritet që Kosova të zgjerojë edhe më shumë bashkëpunimin me këtë institucion. Me kërkesë të Ministrit Krasniqi, drejtuesit e ECP-së janë pajtuar në parim që sesioni i trembëdhjetë për vitin 2014 të mbahet në Prishtinë, e ku do të diskutohet për çështje të ndryshme të kulturës, dhe ku planifikohet që të marrin pjesë mbi 100 personalitete të kulturës dhe artit evropian. Këtë vit, sesioni vjetor i ECP-së do të mbahet në Edinburgh të Skocisë nga 24 deri më 26 Shtator.

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here