Aktorja e njohur me origjinë shqiptare, Eliza Dushku, është përshtatur mjaft mirë në rolin e cat-ëoman (gruas-mace) në filmin e animuar “Batman: Year One and Catëoman”, që është lançuar së fundmi.

Aktorja e disa filmave të popullarizuar, si “Dollhouse” dhe “Tru Calling”, “Buffy the Vampire Slayer”, në një intervistë për comicmix.com ka thënë së është adaptuar mirë në promovimin e saj në filma vizatimorë.

Aktorja merr pjesë për herë të parë në filmin e shkurtër të animuar të “Batman”, eksperiencë për të cilën ajo ka rrëfyer në një intervistë per “Standard”.

E pyetur se çfarë domethënie ka për atë fakti që është pjesë e “Batman”-it, ajo është përgjigjur: “Është e jashtëzakonshme të jesh pjesë e trashëgimisë së Batman-it. Është ikonë, është e mrekullueshme. Është thjesht Batman! Jam rritur me vëllezërit e mi duke e improvizuar Batmanin dhe Robinin. Unë gjithmonë përpiqesha të luaja sa më mirë, por ata më jepnin rolin e ndonjë karakteri që vritej menjëherë. (Qesh). Kështu që vëllezër, më shikoni tani: Unë jam pjesë e Batman-it, ndërsa ju jo! Hahaha.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here