Eliza Dushku, bëhet ylli i radhës që kërkohet nga ushtarët amerikanë në Afganistan. Ajo që tashmë është kthyer në një trend të vërtetë, ku yjet e Hollivudit kërkohen nga ushtarët amerikanë që shërbejnë në Afganistan, ishte rreshteri Felisberto i forcave ajrore që shprehu dëshirën nëpërmjet “You Tube” për të takuar aktoren bukuroshe me origjinë shqiptare, transmeton Bluetooth.

Në mesazhin e rreshterit amerikan shkruhej, “Eliza, po mendoja kur të kthehem në atdhe, nëse do të ishit e interesuar që të ndiqnim së bashku një ndeshje bejsbolli të Red Sox ne Boston.

Ditën e takimit zgjidheni ju, vetëm më informoni për këtë”, është shërehur në kërkesën e tij rreshteri i forcave ajrore amerikane në videon e postuar në internet. Lajmi i mirë është se në mesazhin e saj të publikuar në Twitter, Eliza përgjigjet se do të dëshironte shumë të ndiqte një ndeshje bejsbolli, por me të dashurin e saj, ish basketbollistin Rick Fox dhe jo me rreshterin Felisberto.

Gjatë javëve të fundit, ylli i muzikës pop Justin Timberlake, aktorja amerikane me origjinë ukrainase, Milla Kunis, dhe aktorja veterane, Betty White, kanë marrë nga një ftesë të veçantë nga ushtarët amerikanë që shërbejnë në Afganistan për të zhvilluar një takim me idhujt e tyre. Ndryshe nga Eliza Dushku, Kunis dhe Timberlake e kanë pranuar me shumë kënaqësi ftesën, ndërsa Betty White e ka refuzuar për shkak të planeve të saj të shumta në kinematografi.

Duke marrë shkas nga rolet që luan dhe ka pranuar të jetë pjesë, Eliza Dushku fare mirë mund të konsiderohet një bukuri që vret. Filma me vampirë, me vrasje misterioze, lojëra të rrezikshme.. Thuajse asnjëherë rolin e vajzës së brishtë, koketës së veshur bukur, sipas modës, rrugëve-pasarela të Beverly Hillit. Momentalisht Eliza Dushku, aktorja me origjinë shqiptare, që ka pushtuar Hollywoodin, po përjeton kohërat e saj të arta, më prodhimtare. Dhe ndihet mirë kështu, i realizon skenat pa asnjë problem dhe sipas saj, kjo ngjall vërtetë kënaqësi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here