Eliza Dushku mbërrin në PrishtinëAktorja e famshme hollivudiane, Eliza Dushku, ka mbërritur në Prishtinë, ku do të jetë pjesë e një mbrëmjeje bamirëse që do të mbahet të enjten në kryeqytetin e Kosovës.

“Një mbrëmje me yllin e Hollywoodit: Eliza Dushku” është titulluar ngjarja bamirëse e organizuar nga Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar, në kuadër të të cilës përveç tjerash do të shfaqet dokumentari “Dear Albania”, të cilin aktorja e kishte realizuar si një dedikim për vendin e origjinës.

Kjo gala mbrëmje e Fondit Kosovaro-Amerikan të Edukimit do të mbahet në Sheshin 21, në restorantin “Diçka po Zihet”, transmeton koha.net. Biletat për këtë ngjarje kanë kushtuar 50 dhe 80 euro, ndërsa të ardhurat do të aplikohen si bursa për studentë.

Eliza Dushku pa dyshim e kryeson listën e shqiptaro-amerikanëve të famshëm. Ajo ka luajtur në një sërë filmash të njohur dhe seri televizive të vlerësuara nga kritikët, mirëpo Dushku i kushton kohë edhe avokimit në emër të historisë dhe kulturës shqiptare, dhe në vitin 2011 është emëruar Ambasadore Nderi e Tiranës për Botë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here