Eliza Dushku javën e ardhshme në KosovëAktorja e famshme shqiptare e Holivudit, Eliza Dushku do ta mbajë fjalën dhe do të vijë në Kosovë dhe në Shqipëri. Eliza ka njoftuar fansat e saj në rrjetin shoqëror Tuiter se do të jetë në Shqipëri dhe në Kosovë gjatë javës së ardhshme.

Ende nuk është e qartë nëse vizita e saj do të jetë për ndonjë punë, apo thjesht për ta kujtuar atdheun e të parëve.

Eliza, e cila ka lindur në SHBA dhe nuk e di gjuhën shqipe, njihet për përmendjen e shpeshtë të faktit se në venat e saj rrjedh gjak shqiptari.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here