Eliza Dushku i rikthehet filmitAktorja e mirënjohur me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku, do të jetë pjesë e dramës televizive amerikane “Banshee”.

Ylli i “Wrong Turn” do të luajë rolin e një agjenteje të FBI-së, raporton “Deadline”. Aktorja raportohet se i bashkohet serialit si “agjente seksi” me emrin Veronica Dawson.

“Banshee”, që në fokus ka një grabitës që vjedh identitetin e sherifit të Banshees, Pensilvani, së shpejti pritet të nisë me sezonin e katërt. Dushku gjithashtu ka qenë pjesë e serive televizive “Dollhouse” dhe “Tru Calling”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here