Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku, pritet që muajin e ardhshëm të marrë pjesë në një ankand bamirëse.

Aktorja ka nënshkruar për këtë qëllim një kontratë me ‘Fondacionin Lupus të Amerikës sfidë në Los Angelos’ dhe shpreson që të mbledhë të paktën 1000 dollarë për organizatën, e cila prej vitesh po përpiqet të zbulojë shkakun e sëmundjeve me imunitet në organizmin e njeriut. 

Dushku nëpërmjet faqes së saj zyrtare në internet, ku ajo po mbledh fondet shkruan: “Unë shpresoj se ju do ta merrni parasysh idenë për të më ndihmuar duke bërë një dhurim në internet që të mund të arrij që të arrij qëllimin. Është e lehtë për ta bërë një gjë të tillë. Mjafton vetëm të klikoni linkun, për të më mbështetur dhe për të përfunduar procesin e dhurimit. E vlerësoj vërtet ndihmën tuaj! Ka shpresë në horizont dhe me ndihmën tuaj ne mund të gjejmë trajtimet dhe një kurë më të mirë për sëmundjen Lupus “, shprehet aktorja me origjinë shqiptare.

Eliza ndërkohë për të nxitur sa më shumë fansa që ti bashkohen nismës së saj, në faqen e saj Twitter shkruan: “Bashkohuni me ne! Kam vendosur një qëllim, për t’i dhënë ca shkelma të mirë Lupus A***. /bw/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here