Aktorja me prejardhje shqiptare, Eliza Dushku, ka kërkuar nga fansat që të mos i dërgojnë dhurata për ditëlindjen e saj, porse të dhurojnë para për bamirësi.

Ylli i filmit “Bring it On” më 30 dhjetor mbush 31 vjet, ndërsa dëshiron të grumbullojë sa më shumë para për organizatën e Ugandës, “Tharce-Gulu”, e cila u ndihmon viktimave të luftës.

Ndërkaq, si shpërblim për fansat donatorë, Dushku i ofron njërit prej tyre shansin që të fitojë një bisedë ballë për ballë dhe të xhiruar me aktoren.
“Të dashur!! Është sërish ajo periudha e bukur e vitit…

Ditëlindja ime po vjen me 30 dhjetor, ndërsa unë do të jem sërish 18 vjeçe…! Ok, ndoshta jo. Sidoqoftë, ende e kam një dëshirë për ditëlindje: që në vend të dhuratave, këtë vit, ju miq të mi të bukur e zemërgjerë të dhuroni për ‘Tharce-GULU’, organizatën tonë të dashur në Ugandën Veriore, e cila ofron mjekim të traumave dhe mjekim psikik për ish-fëmijët ushtarë dhe viktimat e luftës”, ka shkruar Dushku.

Vitin e kaluar, Dushku grumbulloi rreh 30.000 dollarë për bamirësi në ditëlindjen e saj të 30-të.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here