Elita Ziberi mahnit jurinë turke duke kënduar shqip Elita Ziberi, vajza e vokalistit të njohur të ‘Elita 5’ Arif Ziberi, ka marrë pjesë në audicionet e ‘The voice of Turkey’,.

Ajo ka arritur të kthejë karriget e të gjithë pjesëtarëve të jurisë, Hadise, Murat Boz, Sibel Can dhe Hakan vs. Gokhan.

Këta të fundit arritën ta bindin Elitën që të jetë pjesë e ekipit të tyre, ndërsa edhe pjesëtarët të tjerë kanë mbetur ‘pa tekst’ duke thënë që kënga ‘Get Lucky’ zakonisht këndohet prej meshkujve.

Gjatë minutave që juria komunikonte me të para se të vendoste se në cilin grup do të shkonte, Elita ka kënduar edhe një fragment të shkurtër të këngës shqiptare ‘Hapi sytë e zezë’ (minuta 5:15).

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here