Vokalistja e grupit “XXL”, Elita Ziberi, ka folur në një intervistë për INA, se ajo dhe grupi i saj do të jenë trashëgues të babait të saj respektivisht grupit të famshëm Elita 5, ndërsa shtoi se ajo nuk ka të dashur, por nuk mohoi të ketë simpati.

“XXL të ndjekë fizionominë e Elita 5? Në fakt grupi ‘XXL’ ka qenë i krijuar më parë por i mungonte një vokalist. Unë vazhdoj shkollën e muzikës me një anëtar të grupit, Leutrimin dhe ishte ai që ma bëri ftesën.

Për sa u përket pesë anëtarëve, që kanë të dy grupet është thjesht një rastësi. Trashëgues të famës së Elita 5? Shpresoj se po, atë ëndërr kemi”, theksoi Elita.

Në pyetjen se a ka të dashur meqë është e rrethuar gjatë gjithë kohës nga djem, Elita tha “Unë për dy muaj bëhem 18 vjeçe. Jam duke u rritur dhe normal që kemi simpati. Pse jo në të ardhmen të kem një lidhje të mirë siç do të më pëlqente për ta jetuar gjithë jetën time”, u shpreh ajo.

Grupi XXL u shpall fitues i çmimit “Artisti më i mirë i ri” në Top Fest 7, ndërsa për çmimin e madh fitues, ajo shprehet se Eneida Tarifa e meritoi atë, por se i pëlqente kënga e Vedat Ademit “Koha s’kthehet”. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here