Elita RudiAjo tërhoqi shumë fansa pranë vetes, kur si prezantuese “Expres Rozë” bëri t’i rrëfeheshin edhe tipa të vështirë si kantautori Flori Mumajesi.

Por ndërkohë që prezantuesja seksi Elita Rudi, po bënte scoope me personazhet më të njohur të momentit, ajo vendosi të largohej nga programi pa dhënë asnjë shpjegim. Për spektaklin e ri “Elite Zone” që sapo ka nisur, pse vendosi t’i hyjë muzikës dhe gjithçka flitet për një “love story” me futbollistin e Kombëtares, Bekim Balaj, Elita vendos të rrëfehet për revistën “Story”.

Ke deklaruar se me largimin tënd nga “Expres rozë”, ky format ka humbur shumë. E kishe fjalën për audiencën?
Më ka humbur mua dhe shumë teleshikues që ka pasur “Expres Rozë”, të cilët kanë rënë dukshëm pas largimit tim. Veçanti e imja, mund të jetë thjesht Elita, që kam brenda vetes. Por mendoj, që në këtë pyetje mund të përgjigjen më së miri të gjithë ata që e ndiqnin emisionin gjatë kohës që unë e moderoja.

Ç’mund të na thuash për formatin e ri që sapo ke filluar?

Sapo kam nisur spektaklin tim “Elite Zone”, si autore dhe moderatore në “Tribuna Channel”, i cili prapë ka të bëjë me showbizz. Kësaj here nuk është në format emisioni, sepse është spektakël me shumë dinamizëm brenda tij.
Në emisionin tënd kemi vënë re që je shumë ngacmuese dhe bën pyetje interesante e provokuese. Çfarë të pëlqen më shumë në programin që bën?

Më pëlqen gjithçka për shkak se jam edhe autore e emisionit. Ndihem vetvetja dhe e lire, që të bëj atë që dua. Emisioni “Elite Zonë” nuk ka shumë që ka filluar. Tashmë janë transmetuar vetëm dy emisione, por me kalimin e kohës edhe më shumë do të plotësohet.
Çfarë e bën elitar emisionin tënd, dhe çfarë mendon se ke plus si gazetare krahasuar me koleget e tua?

Do të mundohem që të promovoj shumë talente, të cilët nuk kanë pasur mundësi ta promovojnë veten më parë. Në intervistën kryesore gjithmonë do të shpalosim me të ftuarit diçka nga jeta e tyre, që publiku nuk i ka ditur. Në pjesën tjetër do t’u pergjigjen pa ndroje pytjeve provocative, por që do të ndihen rehat për t’u shprehur. Ndërsa për pyetjet mendoj që secila ka pluset e veta, secila veçantinë e vet, secila e mirë në mënyrën e saj.
Paralelisht ke punuar për klipin tënd “Andërr”, duke na u prezantuar për herë të parë si këngëtare. Kush ishte frymëzuesi yt i parë për të nxitur të eksplorosh në tregun e muzikës?

Unë në përgjithësi anoj nga klasikja, ashtu e doja edhe klipin me një mini histori dashurie brenda saj. Por ishte produksioni, që e krijoi ngjarjen.
E ke titulluar “Andërr”, pse një fabul e tillë?
Sepse është një “Andërr” e komplikuar dashurie, që sot nuk e kuptoj nëse e dua ashtu siç e desha dje.

Mes muzikës dhe televizionit, ku e gjen veten më shumë?
Por momentin kam parësore punën për spektaklin “Elite Zone”. Por kënga gjithmonë ka fjetur brenda meje, ishte diçka që unë e doja vetëm për vete. Por më inkurajuan t’i jepja “Andrrën” time edhe publikut.

Je përfolur ndonjëherë për marrëdhënie me djem VIP. Me cilët prej tyre ke vërtet miqësi?
Si me djemtë, po ashtu edhe me vajzat VIP kam miqësi shumë të mirë për shkak të spektaklit tim, i cili ndërlidhet me showbizz-in.

Ndërkohë mes ju prezantueseve të emisioneve televizive ekziston një lloj konkurrence e hapur? Cilat prej tyre veçon?
Nuk është se kam miqësi me prezantuese për faktin se rrallë herë na bie që të takohemi me njëra-tjetrën, ose te jemi në kontakt. Por veçoj Albana Osmanin, sepse kam pasur rastin ta takoj dhe më ka lënë përshtypje shumë të mirë.

Cila është pyetja që s’do t’ia bëje kurrë një personazhi të njohur, dhe pyetja që e bën patjetër?
Ngaqë emisionet e mia gjithmonë janë të karakterit “rozë”, patjetër që do të bëj pyetje që të ftuaritdo të donin të mos i bëja kurrë rreth asaj që e mbrojnë më së shumti të gjithë, dhe që është jeta private. Dhe e mira e këtij formati të emisioneve është që nuk je e kufizuar në pyetje, dhe nuk mendoj që ka ndonjë të tillë që nuk do ta bëja.

Në pozicionin tjetër të intervistuarës në emisionin “Zonë e Lirë”ishe shumë e kujdeshme në pyetjet që të bëheshin. Çfarë mesazhesh more në celularin tënd para dhe pas emisionit?
Ishin dy prindërit e mi që më dërgonin mesazhe gjatë gjithë kohës, sepse gjithmonë janë pas meje me këshillat e tyre. Askush tjetër nuk e dinte që do të isha unë e ftuar deri pak minuta para se të hyja në “Zonë e Lirë”. Ndërsa pas emsionit mora mesazhe pafund nga më të ndryshmet.

Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që një e ftuar të kundërshtonte titrat e Çanit, duke insistuar që t’i hiqje për shkak të fjalës “erotike”. Çfarë problemi të shkaktoi kjo fjalë?
Ndoshta kishte ardhur koha që edhe Arian Çanit t’ia thyejmë pak rregullat e emisionit apo jo?! (qesh) Doja t’ia lija imagjinatës, dhe të mos e specifikoja për audiencën. Ajo ishte ëndërr dashurie që e doja vetëm në ëndrrën time.

Dukesh si natyrë shumë e vendosur, e qartë në profesionin tënd dhe e sigurt. Çfarë të bën të ndihesh kaq e plotësuar dhe e përgatitur për të qenë ok para ekranit, edhe pse je shumë e re në moshë?
Për shkak se kam filluar të punoj nga mosha 13 vjeçe. Pas shkollës gjithmonë shkoja në një organizatë në Qendër Rinore ku merreshim më aktivitete humanitare e më pas na dërgonin në trajnime, ku ato që mësonim iu transmetonim vullnetarëve të tjerë. Pas organizatës kam punuar në drejtime të ndryshme, për shkak se doja ta gjeja veten se çfarë profesioni të zgjedh në të ardhmën. Kështu pas 4 viteve që punova si vullnetare në Qendër Rinore, provova veten në fusha si agjente e thirrjeve, më pas menaxhere e marketingut në një kompani dhe në fund si asistente e sekretarit të Ministrise së Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Dhe zgjodha Marketingun si profesion në atë drejtim regjistrova dhe shkollën e lartë. Gjatë kësaj kohe merresha edhe me fotomodelizëm, dhe në vitin 2013 më ftuan të isha njëra nga prezantueset e “Video Festit”. Pas atij spektakli më erdhen shumë oferta si prezantuse e emisioneve deri sa e vendosa që të pranoja njërën nga këto oferta, dhe ja ku jam sot. Si përfundim të gjitha këto eksperienca më kanë bërë të jem e përgatitur dhe e sigurt në veten time, sepse tiparin më të fortë tek vetja shoh që kam guximin.

Je e lidhur shumë me sportin, dhe po i ndjek ndjeshjet e Kombëtares shqipatre si ajo e Vjenës?
Jo nuk e ndoqa ndeshjen në fjalë sepse ishte në të njëjtin orar që transmetohet edhe emisioni im “EliteZone”.
Direkt pas intervistës me Arian Çanin mediat shkruan se Elita nuk e mohon lidhjen me Bekim Bakaj. Si do i komentoje?

Secili është i lirë ta bëjë punën e vet. Por unë e di që s’kam deklaruar asgjë në atë emision.
Një foto që keni bashkë me Balajn është pëlqyer shumë në rrjetet sociale. Si do e përshkruaje atë që ekziston mes jush?
Meqë ju pëlqen, mendoj që duhet ta përshkruani vetë më mirë.

Meqë je natyrë që di t’i përshkruash shumë bukur përjetimet e tua, a ke një përshkrim të dashurisë që transmeton kënga “Andërr”?
Një dashuri, që e dua vetëm në Andrrën time.
Martesa është në planet e tua, ti mendon se jeta çift i jep më shumë kredite femrës në karrierë?

Mendoj që femra është shumë më e plotësuar kur ka afër dikë që e do, e respekton atë dhe punën e saj.
Nuk mund ta lëmë pa thënë që bie në sy në klipin në fjalë për format e tua të lakuara. Mund të na tregosh si ke mundur të kesh këto linja?

Sepse ushtrohem çdo ditë në palestër me trajnerët e mi, të cilët më këshillojnë gjithashtu dhe për regjimin ushqimor që duhet të mbaj. Por në të njëjtën kohë ushtroj dhe “salsa” në “Love” and “Dance Prishtina” me trajnerin tim Rronin, i cili është edhe pjesë e klipit.
Përveç linjave të trupit ra në sy bukuria e portretit. Mund të na zbulosh disa sekrete se si e kuron bukurinë e fytyrës?

Bëj shpesh trajtime pastrimi të fytyrës për shkak se ne që jemi në botën e televizonit na bie qe shumë shpesh të kemi grime profesionale në fytyrë, e ndërsa për ta balancuar gjatë ditëve të javës kur nuk kam xhirime nuk vendos make up fare. Përdor vetëm kremin e ditës, që e kam të rekomanduar nga dermatologia ime. Por gjithashtu luan rol shumë të madh edhe ushqimi që konsumoj, dhe gjumin që do ishte mirë jo më pak ose me shumë se 7 orë. Por as unë s’jam perfekte ndodh shpesh që në një periudhë të muajit të kem probleme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here