Elita Demiri, modelja shqiptare që përfaqëson AustralinëVajza të bukura me bikini në plazh dhe jetë nate. Këto janë ato çfarë shohim gjatë këtij sezoni veror, më shumë se çdo sezon tjetër. Shqipëria njihet si vendi i vajzave të bukura. Janë pikërisht disa nga këto vajza të cilat prej vitesh po bëjnë karrierë si modele jashtë vendit.

Emri i tyre mund të mos jetë shumë i dëgjuar në vendin tonë, por jashtë Shqipërisë këto vajza prekin pasarela ndërkombëtare dhe jo vetëm. Elita Demiri është bukuroshja shqiptare që prej kohësh po korr sukses në kontinentin e largët të Australisë.

Ajo ka lindur në Gostivar të Maqedonisë, por një pjesë shumë të vogël të fëmijërisë së saj e kaloi atje sepse u shpërngul me familjen në Melburn, Australi. Që prej vitit 2010 ajo merret me modeling. 25-vjeçarja do të jetë një nga 34 konkurentet që do të marrin pjesë në “Miss World 2016” dhe do të përfaqësojë Australinë. Elita ka rrëfyer për “Shekullin” disa detaje nga profesioni dhe jeta e saj.

Si e sheh familja jote karrierën tënde?

Familja e di që karriera ime nuk do ngelet me kaq. Unë do të jap maksimumin që çdo dalje publike e imja të jetë sa më dinjitoze që t’i bëj ata krenarë.

Ju do të përfaqësoni Australinë dhe jo Shqipërinë në këtë kompeticion bukurie. Ndjeheni krenare për këtë?

Që të arrish deri këtu duhet shumë mund dhe patjetër që kjo punë ka shumë lodhje, pasi duhet të jesh në lëvizje gjatë gjithë kohës. Mirëpo unë ndjehem paksa e gëzuar dhe konfuze në të njëjtën kohë. Sidoqoftë shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë dhe t’ia dalim mbanë.

Mendon se në Maqedoni apo Shqipëri do të kishe të njëjtën karrierë si në Australi?

Do të kisha pasur shumë dëshirë që të gjitha çfarë kam arritur këtu në Australi t’i realizoja në Industritë e Fashion-it në vendet tona etnike, por kjo ngelet ëndërr pa përfundim.

Në Shqipëri njiheni shumë pak. Si do ta prezantoje veten për dikë që e dëgjon për herë të parë emrin tënd?

Të them të drejtën, në Shqipëri kam ardhur vetëm dy herë në jetën time dhe nuk njoh shumë njerëz. Normalisht që edhe unë nuk njihem atje. Preferoj që suksesi im të ketë ndikim internacional. Ata që nuk më njohin, do t’u them që Elita është një vajzë e thjeshtë, e përqendruar tek gjërat e saj dhe me ambicie të mëdha. Jam filantrope, kam pasion arkeologjinë, astronominë dhe fotografinë. Më pëlqejnë librat, teleskopët, veçanërisht bibliotekat dhe vendet antike.

Ke ndërmend të kthehesh në Shqipëri për të jetuar?

Nuk besoj se kjo do të ndodhë ndonjëherë, sepse këtu kam shumë mundësi të tjera për karrierën time që në Shqipëri ndoshta nuk do më jepet mundësia kurrë t’i provoj.

Si e ke parashikuar të ardhmen tënde?

Jam person që vlerësoj kohën e tashme. Për momentin ndjehem e plotësuar dhe çfarë do lloj gjëje që më ka rezervuar e ardhmja do ta pranoj.

Je e dashuruar?

Haha, ende jo.

Cili është suksesi më i madh deri tani në fushën e modelingut?

Përveç firmave që kam punuar, suksesi më i madh është që kam arritur të jap atë shikim apo “face expression” që gjithmonë të tërheq tek një femër, fytyra dhe ndjenja e fotos, dhe konfidenca e një femre, të cilën e kam arritur me reklamën që kam bërë.

Çfarë synon të arrish nëpërmjet modelingut?

Kam shumë projekte që momentalisht jam duke punuar. Për momentin nuk mundem t’ju tregoj më shumë, mirëpo e ardhmja duket shumë e mirë.

Cilët janë disa nga emrat më të njohur me të cilët ke punuar?

Kohën e fundit jam modele e Samer Khouzamit ku me padurim pres të kthehet në nëntor Peter Coulson i cili është një ndër fotografët më të mirë në Hollywood dhe në botë, Reverse dhe Nude by Natyre, reklamë kjo që më ka dhënë shumë famë këtu./Shekulli/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here