Elita 5 së shpejti klip me Mimoza ShkodrënRokerët e grupit famshëm shqiptar, Elita 5, kanë njoftuar se do të jenë shumë aktivë me projekte të reja.Vokalisti i grupit nga Tetova, Arif Ziberi, i ftuar në “SOT” të KTV-së, ka thënë se grupi ka në plan të sjellë edhe disa videoklipe të reja.

Ai është shprehur i kënaqur me suksesin e hitit “Më fal” duke shtuar se shumë shpejt do të vijnë videoklipet e reja nga grupi.

“Një videoklip është duke u punuar dhe mendojmë edhe për një tjetër. Në ditët e sotme, videoklipi është i nevojshëm. Kemi pasur hite më parë pa videoklip, por sot është shumë i nevojshëm”, ka thënë ai.
Ziberi po ashtu ka thënë se Elita 5 po mendon që edhe duetin me Mimoza Shkodrën, “Gabim” ta sjellë me videoklip. Ai po ashtu tregoi se grupi i njohur e zgjodhi Mimozën për këtë duet, sepse mendonte se do t’i përshtatej këngës, transmeton koha.net.

“Është një duet i mirë, i pëlqyer, ku Mimoza këndon shumë mirë. Presim të bëjmë edhe një videoklip për këtë këngë”, ka shtuar frontmeni.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here