elita-5-p-euml-r-eurovision-2014_hdFansat e rok grupit të njohur shqiptar nga Maqedonia, Elita 5, ka disa ditë që po bëjnë thirrje në rrjetin social Facebook për të mbledhur sa më shumë adhurues në mënyrë që ky grup të shkoj në Eurovizion 2014.

Sipas menaxhmentit të faqes së fansave, kjo ka qenë ide e vetë fansave të cilët me anë të rrjetit social Facebook, propozojnë që këtë bend ta çojnë në Eurovizion 2014.

“Elita 5 nuk ka thënë ndonjëherë që do marrin pjesë në Eurovision, por kjo faqe në rrjetin social Facebook është hapur nga fansat e ‘Elita 5’ të cilët po mundohen që të flitet sa më shumë për këtë gjë në mënyrë që të bëhet e mundur. Prandaj të gjithë ata që dëshirojnë të njëjtën gjë si ne ju ftojmë të na ndihmoni duket ftuar shokët tuaj të bashkohen në këtë faqe”, thuhet në faqen e “Elita 5”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here