Ka muaj që rok grupi “Elita 5” kanë nisur punën intensive në albumin e ri, i cili do të ketë këngë mjaftë të zgjedhura dhe të përgatita në mënyrë profesionale.

Mirëpo para albumit ‘Elita 5’ kanë vendosur që tani në këtë sezon të lansojnë në treg një singël të ri të shoqëruar bashkë me videoklip. Sipas Arif Zyberit videoklipi i singlit të ri do të realizohet në Shkup me produksionin “Fabrika”.

“Edhe pse jemi duke punuar intensivisht në album, kemi vendosur që para tij të lansojmë një këngë të re verore bashkë me klip. Një këngë ritmike dhe shumë e veçantë, presim që gjatë këtyre ditëve ta titullojmë këngën dhe brenda pak javësh ta lansojmë në treg”, shprehet ai për “Zëri”.

Arifi nuk e mohon faktin se tani Elitën 5 e pret një verë mjaftë e nxehtë dhe me shumë angazhime, por si çdo herë tjetër edhe këtë vit ata do të mundohem t’ia dalin.

“Albumi i ri do jetë një album shumë i mirë dhe me një kualitet që nuk është parë në trojet shqiptare. Përveç albumit kemi shumë të përgatitur sepse na pret një verë shumë e lodhshme pasi që kemi të kontraktuara shumë koncerte në gjithë trojet shqiptare”, shprehet në fund Arifi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here