Edhe pse temperaturat nuk kanë premtuar shumë për një mot të mirë që të mbledhë turistë në plazhet e vendit, kjo nuk i ka penguar këngëtarët të vijojnë turin e tyre nëpër qytete të ndryshme, në organizime dhe evenimente, si edhe në koncerte, me ftesa enkas për ta.

Ditët e fundit grupi i mirënjohur ‘Elita 5’ ka udhëtuar drejt Velipojës ku aty ka mbledhur gjithë simpatizantët dhe adhuruesit e grupit të tyre.

Një natë e paharruar për ta që ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit, edhe pse moti nuk ka qenë I mirë, dhe rreshjet e shiut kanë qenë ato që kanë dominuar.

‘Elita 5’ do të vijojë turin e koncerteve dhe të pjesëmarrjeve në vende të ndryshme, Brenda dhe jashtë Shqipërisë. Sezoni I verës, për ta ka nisur tashmë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here