Grupi legjendarë “Elita 5”, së fundi kanë publikuar këngën e tyre më të re me emrin “Dëgjo”.

Kënga është e punuar njejtë si të gjithë këngët tjera nga Nexhat Mujovi- Wirusi, ndërsa kësaj rradhe teksti i këngës vjen nga i riu tetovarë – Vigan Sulejmani.

Autori i tekstit për “editorial” shprehet se është bazuar në realitetin të cilit nuk ke shancë t’i ikësh, në realitetin i cili i ndodhë gati se çdo njeriu.

Kryefjala e tekstit të këngës është një vajzë e cila edhe përkundër asaj që është duke bërë gjeste që hetohen, vazdhon të aktroj duke e luajtur rolin e hipokrit ndonëse fundi i hipokrizisë është gjykimi i mëpasëm të cilin e jep vetë jeta, duke mos e marrë parasysh pendesën prej hipokriti.

Është pak a shumë fabul jete e cilia është gërshetuar bukur me muzikën dhe pritet të jetë njëra ndër këngët HIT të këtij sezoni, e pse jo edhe këngë që do dëgjohet gjithmonë, njejtë sikur këngët e tjera të grupit “ELITA 5” që nuk vdesin kurrë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here