Elisbetta Canalis është fotografuar bashkë me ish të dashurin e saj, Angelo Vita. Ata kanë kaluar disa ditë pushime në një jaht të mrekullueshëm në detin mesdhe, në Napoli, Itali.
Canalis, e cila vetëm pak javë më parë është ndarë nga i dashuri George Clooney me të cilin pati një histori dashurie dy vjecare, duket se e ka lënë pas mërzitjen duke shijuar gjërat e bukura të jetës.
Pas publikimit të këtyre fotove kanë nisur spekullimet se Elisbetta mund t’i jetë rikthyer dashurisë së saj të vjetër. Lajmi dhe fotot publikohen nga mediat italine.