Elisabetta Canalis, e dashura e aktorit të famshëm hollivudian, Geogre Clooney, së bashku me “show girl”-in italian Belen Rodriguez, u bënë protagoniste të një paraqitje të mrekullueshme në Sanremo, gjatë festivalit italian të këngës.

32-vjeçarja Canalis mahniti publikun me një kërcim të mrekullueshëm twist, gjatë së cilit zbuloi hiret e saj, falë veshjes së disa rrobave tejet të ngushta.

Nga ana e saj, argjentinesja Belen Rodriguez, u bë protagoniste e një tangoje epshndjellëse, në skenën e Teatrit Ariston.

Në skenën e festivalit, përveç emrave të rëndësishëm të muzikës italiane, u ngjitën edhe shumë personave të rëndësishëm të televizionit.

Kënga fituese në Sanremo do të përfaqësojë Italinë në Eurovision 2011.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here