Elisabetta Canalis apo Stacey Keibler? Është kjo pyetja që mediat e ndryshme britanike kanë filluar të shtrojnë për dy femrat e jetës së aktorit Clooney, Canalis ish e dashura e tij, me të cilën pati një lidhje 2 vjecare, dhe më e freskëta Keibler me të cilën sapo ka nisur një histori dashurie.

Një krahasim i tillë është bërë nga e përditshmja britanike Daily Mail, ku ka vënë përballë një fotogaleri të të dyja bukurosheve, me bikini, me fustane mbrëmje dhe me veshje të përditshme.

Në kohën e vetë, domethënë para disa vitesh Canalis me bikini ishte përzgjedhur si vajza më “Hot” në botë, ndërsa sot vendi i është zënë nga e dashura e re e Clooney-it.

Në një deklaratë të Clooney-it, për të dashurën e tij të re thotë: “ Se një gjoks të bukur e të madh mund ta bëjë kushdo por këmbë të gjata e të bukura vetëm nëna natyrë t’i dhuron” dhe kjo ishte për bukuroshen Stacey, shkruan Daily Mail. Dhe nga ky krahasim fotografët kanë zgjedhur si më të bukurën, të dashurtën e re të Clooney-it, Stacey Keibler. Po ju a jeni dakord nga kjo perzgjedhje? (e.c/BalkanWeb)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here