Elina Duni performoi shqip midis Beogradit, la të gjithë pa fjalëTë shtunën mbrëma Elina Duni për herë të parë ka performuar në Beograd, për publikun e atjeshëm që ishte i përbërë nga shqiptarë të Beogradit dhe dashamirë të tjerë të Jazzit në kryeqytetin serb.

Një sallë me rreth 200 ulëse, ishte mbushur mbi 2 të tretat e saj dhe aty u dëgjua muzika shqipe e lozur me precizitet zvicerian, nga bendi i Elinës, Colin Vallon, Patrice Moret dhe Norbert Pfamater.

Për pianistin Vallon ishte interesante të luhej muzika shqipe, e bashkëdyzuar me një trashigimi botërore të Jazzit.

“Nuk mund të them se sjellim ndonjë element të muzikës folklorike zviceriane mirëpo, unë jam lindur në Zvicër dhe të gjkthë jetojmë atje, kështu që duhet
të ketë ndonjë ndikim”.

“Ka ndikim nga tërë bota pasi është xhaz. Eshtë më shumë katër personalitete që përbëjne njëtërësi”, shpjegoi ai.
Koncerti i Elina Dunit në Beograd është mbajtur në kuadër të një turneu të prezatimit të xhazit zvicerian në Ballkan.
Gjatë këtij turneu janë mbajtur koncerte në Tiranë, Shkup, Prishtinë dhe Beograd, për Vallonin kjo është një gjë patriotike, transmeton Telegrafi.

“Mjaft patriotike. Pasi nuk është zgjedhur për shembull gjuha retroromake, por ajo shqipe, që të merr pjesë në këtë turne”, shprehet ai.
Albumi i ri i Elinës, ka 12 këngë të vjetra shqiptare të punuara në xhaz mbi dashurinë dhe mërgimin. Për Elinën miksi është zviceriano shqiptarë pasi në vete përmbanë punën e tre zvicerianëve dhe një shqiptareje që këndon në shqip.

“Ajo që është zciceriane është kultura e xhazit, përpikshmëria, delikatesa, detaji rafinimi. Ajo që është shqiptarë është zjarri pasioni, patosi. Besoj se bashkimi i këtyre dyjave e bënë këtë grup të vecantë”, shton ai.

Koncerti i Elinës u vonua për për gjysmë ore pasi udhëtimi që është dashur të zgjasë për katër orë ka zgjatur 12 të tëra. Zvicerianët janë nisur për në Serbi përmes rugës të cilën BE-ja dëshirin ta kthejë në autostradë që do të lidhte Prishtinën me Nishin. Mirëpo edhe në rastin e Elinës u dëshmua se ky investim i BE-së do të jetë valid vetëm për serbët dhe shqiptarët e Kosovës, pasi askush tjetër nuk mund të futet në Serbi nëprmes këtij kalimi kufitar, nëse nuk ka një vule hyrëse serbe.

Kështu autobusi me muzicientë dhe instrumente u nis në ora 6 të mëngjesit për në Beograd dhe u detyrua të kthehet prapa në Merdare. Edhe atyre ju ndodhi sikur edhe pjesës tjetër të botës nëse dëshiron të shkosh në Serbi nëpërmjet Malit të Zi, Maqedonisë apo Shqipërisë, nuk do të mund ta shfrytëzojë këtë koridorin e promovuar nga BE-ja, do hasni në: “nema pecat, problem (nuk ka vule, problem)”.

Kështu bendit dhe Elinës ju ka dashur që të shkojnë në IRJ të Maqedonisë, në drejtim të Shkupit, Kumanovë, Bujanovc dhe në rrugë për Beograd, që morri sikur të udhëtohej Prishtinë Vjenë.

Elina në koncert tha se shpreson se “xhazi do të na bashkojë”, mirëpo përvoja e saj tregon se negociatat dhe investimet e BE-së në infrastrukturë rugore do të ishin shumë të herëshme dhe me pak ndikim rajonal nëse nuk trajtohen çështjet “banale” administrative. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here