Përfaqësuesja e Shqipërisë, Auerla Gaçe, nuk ka arritur që ta sigurojë finalen e madhe të festivalit evropian të këngës “Eurovision Song Contest” që po mbahet në Duesseldorf të Gjermanisë.

Aurela me këngën e saj “Feel The Passion” shfaqi performancë të jashtëzakonshme, duke bërë krenarë të gjithë shqiptarët, megjithëse nuk arriti të kualifikohej në finale.

Përkundër mos kualifikimit në finale, shqiptarët nuk kanë arsye për të qenë të zhgënjyer, pasi si zakonisht edhe këtë edicion Eurovision Song Contest u dëshmua të jetë festival i politizuar dhe i rajonizuar.

Finalen e të shtunës të Eurovision 2011 e kanë siguruar disa prej vendeve të cilat nga analistët as që kanë mundur të krahasohen me këngën përfaqësuese të Shqipërisë, e këtu përfshimë edhe reprezentuesen serbe, e cila pa kurrfarë problemi e siguroi finalen, ndonëse ishte larg nivelit të Aurelës.

10 vendet që siguruan finalen e Eurovision 2011:

1. Serbia
2. Lituania
3. Greqia
4. Azerbaixhani
5. Gjeorgjia
6. Zvicra
7. Hungaria
8. Finlanda
9. Rusia
10. Islanda./telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here