Është me origjinë nga Elbasani por prej 18 vitesh jeton në Greqi.

Eliada Ahmeti, quhet vajza e cila ka rrëmbyer zemrën e shumë meshkujve si një nga femrat më të bukura të ekranit atje edhe pse me origjinë është shqiptare… është një modele me shumë sharm, një vajzë simpatike që jeton me familjen e saj në Greqi.

Ka 7 vite që merret me modelizëm, ndërsa para dy viteve ka fituar edhe çmimin “Miss Playmate Greece”. Pas këtij suksesi, Eliada ka vazhduar me suksese si modele edhe në Turqi, Francë dhe vende të tjera europiane.

Përveçse modele, bukuroshja shqiptare Eliada Ahmeti merret njëkohësisht edhe me Dietology, dhe jep këshilla bukurie, shëndeti dhe fitness për dieta në një institut bukurie në Athinë. Eliada thotë se mendon gjithmonë se “bukuria është diçka shtazarake nëse nuk përshkohet edhe me mençuri”.

Eliada momentalisht po çmend gjithë opinionin grek, shqiptarë dhe gjithë ata të cilët e njohin këtë bukuroshe, pasi pamja e saj magjepëse flet shumë…

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here