Ka qenë single që kur u nda me bashkëshortin e saj, të parin mashkull që kish njohur e që u bë babai i vajzës. Por nuk do të thotë se do jetë gjithmonë kështu.

Në fillim ishte një aventurë, por më pas Eli Fara e ka ndjerë se rritja e vajzës pa hijen e një mashkulli nuk ishte dhe aq e lehtë. Tani Marina është rritur, Eli ia ka dalë të jetë një mama single model, por asnjëherë nuk është vonë për të menduar për një burrë në krah. Aq më tepër një grua e hijshme dhe e këndshme si ajo…

Me kë jeton?

Dihet që jetoj me vajzën time Marina…

Cila është gjëja më e bukur e të qenit mami single?

Është bukur kur bebja jote është e bukur, e vogël, kur çdo gjë që i afron e bën të lumtur… të paktën kështu mendon mam. Kur bebja rritet një ditë pa e kuptuar, të zë paniku dhe të qenit single nuk është më bukur…

Po gjëja më e keqe?

Ta lësh fëmijën tënd pa hijen e mashkullit.. .edhe pse nuk është babai i saj..

Para se të bëheshe nënë, përpara se të martoheshe, ç’ çmenduri i ke lejuar vetes, duke qenë single?

E vetmja çmenduri që kam bërë është të martohesha me të parin njeri që njoha në moshën 17-vjeçare.

A flet hapur me vajzën, si të ishit shoqe?

Jam munduar të flas hapur për gjërat që kam bërë gabim në jetë, për t’i treguar që të bëjë kujdes në zgjedhjet e saj. Marrëdhënia jonë ka qenë dhe do të mbetet nënë e bijë…

Ke dalë në “blind date”, në takim të sajuar nga të tjerët me dikë që nuk e ke njohur më parë?

Nuk kam pranuar të dal.

Kush e ka “problem” beqarinë tënde?

Prindërit e mi.

Gënjen ende kur del në takim me dikë? Kë gënjen dhe si?

Marinën, kë tjetër?!

Mbrëmjet e tua tipike të fundjavës si janë?

Koncerte, përgjegjësi, stres, kënaqësi, lodhje…

Në ç’orë kthehesh në shtëpi, kur del natën?

Përveç daljeve për punë që zgjasin deri në mëngjes, të rralla janë daljet për qejf.

Kur e ke dëgjuar për herë të parë urimin “me një fat të mirë” ose “në dasmë”?

Gjithë jetën…. Hahaha!

Çfarë mendon kur e dëgjon?

Qesh…

Të pëlqejnë dasmat e të tjerëve?

Shumë , emocionohem…

Po për tënden a mendon?

Duket dita që në mëngjes… Megjithëse “ku i dihet?!”

Shumica e miqve dhe mikeshave të tua janë të martuar apo single?

Edhe ashtu, edhe kështu.. Unë jam gjithmonë në mbështetje të të martuarave..

Sa shpesh fton njerëz në shtëpi?

Shpesh, por besoj që nuk e kuptojnë vërtet pse i ftoj…

Për çfarë shpenzon më shumë?

Për të realizuar këngë të reja…

Sa herë në javë gatuan?

Një herë në dy ditë, po.

Cila është pjata e preferuar?

Ha çdo gjë, jam sa mishngrënëse aq edhe peshkngrënëse, perime, sigurisht fruta, ëmbëlsirat nuk më pëlqejnë, nga pijet më pëlqen vera.

Mund të gatuash edhe vetëm për vete?

Po, e bëj shpesh.

Cilin nga këto numra shërbimesh ke në celular: taksi, ambulancë, polici, elektricist, hidraulik, shërbim taksi…

Taksi, hidraulik, elektricist. Policie! Jo! Ambulance ! Jo ! Shumë keq! Duhet!

Deri kur do vazhdosh të jesh mama single?

Mam? Gjithë jetën! Single? Nuk do të jem… MAPO

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here