Këngëtarja e dashur e serenatave, Eli Fara, pritet të prezantojë këtë të diel në spektaklin “E Diela Shqiptare”, këngën konkurruese në “Kënga Magjike”, duke shënuar kështu të parën pjesëmarrje në këtë festival.

Kënga do të jetë një baladë shumë e ndjerë dhe interpretimi i Elit pritet që të jetë si çdo herë tjetër mbresëlënës. Sakaq, “Bluetooth” ka zbuluar edhe emrat e konkurrentëve të tjerë që do të prezantojnë këngët e tyre këtë javë.

Ata janë: Adelina Emini, Zaimina Vasjari, Stine ft Gb Mc & Rudi Cat, Drilon Shala dhe Grifshat.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here