Eli Fara është rishfaqur para pak ditësh në ekran në formë ideale, ndërsa ka qenë e ftuar në programin “Pasdite në Top Channel”.

Pas perfomancës së saj si balerinë në “Dancing with the stars”, kjo ishte dalja e parë e këngëtares korçare në publik pas disa muajve intensive të angazhimit të saj me koncerte në verë.

Përveç projekteve në muzikë, ajo nuk ka hezituar të flasë në intervistën e Genta Popës dhe për martesën, duke pohuar se nuk është aspak tabu për  të, një martesë e dytë. Ajo ka pohuar se ishte për martesë natyrisht, por ende nuk e ka gjetur shpirtin binjak me të cilin mund  të lidhte jetën.

Eli Fara nga martesa e parë ka një vajzë të rritur që quhet Marina, studente në një nga universitetet në Tiranë. Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rezidenca e saj ndodhet në Tiranë, ku jeton bashkë me vajzën.

Ajo udhëton shpesh në Kosovë dhe Greqi, ku publiku e pret shumë mire, pasi ndihet afër me repertorin e saj. Eli u kthye përfundimisht nga Nju Jorku pak kohë më parë me “look” tërësisht  të ndryshuar,  flokët e prera shkurt, ndërsa që tani shfaqet sësrish me flokë të gjata. Panorama

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here