Elhaida Dani zhgënjen në provat e para të Eurovizionit!?Duket se emocionet e Eurovizionit nuk po e lënë të qetë Elhaida Danin.Siç raporton “Wiwibloggs”, faqja zyrtare e festivalit, sot ajo ka pasur provat para në skenën e Vjenës, aty ku organizohet këtë vit festivali.

Sipas Chris, një komentator në “Wiwibloggs”, prova e parë e Elhaides nuk ishte dhe aq mirë, përkatësisht në nivelet e duhura, transmeton Telegrafi.

“Elhaida vetëm dukej e pasigurt për çfarë po bënte. Pa dyshim ajo do të kualifikohet, por unë nuk jam i sigurt nëse kjo është një finale (ose Eurovision)”, ka thënë Chris.

Ndërsa komentatori tjetër ka thënë “Ka qenë një ditë e trazuar për Elhaiden… ajo ishte dukshëm e frustruar… ende ka potencial për të bërë me mirë, por unë mendoj se një fitore mund të përjashtohet”. /telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here