Elhaida Dani po punon në projektin e ri muzikor.

Kështu së paku ka shkruar në llogarinë personale në Facebook vet këngëtarja shqiptare.

“Ruby”, titullohet kënga e re, i cili shoqërohet edhe me videoklip, transmeton Telegrafi.

Më tutje, këngëtarja ka zbuluar se videoja e këngës do të xhirohet në New York të SHBA-ve.

“Jam shumë e emocionuar për këtë projekt të ri, i cili lindi dhe po zhvillohet në SHBA, falë Durim Morinës. Producenti muzikor do të jetë Arthur Pingrey. Video do xhirohet në New York nga Max Ferigo. Ruby, së shpejti”, ka shkruar Dani në Facebook. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here