Elhaida Dani vazhdon në finalePërfaqësuesja e Shqipërisë, Elhaida Dani, është zgjedhur në grupin e dhjetë finalistëve të parë të edicionit të sivjetmë të Eurovisionit.
Në gjysmëfinalen e parë të Eurosong konkurruan 16 këngë, ndërsa dhjetë prej tyre mbetën në garë.

Kënga “I’m Alive” u këndua në renditje e 14-ta dhe siguroi numrin e mjaftueshëm të votave për të vazhduar në finale.
Emri i Shqipërisë u përmend i pari si vendi i kualifikuar në finalen e të shtunës.

Dhjetë vendet e kualifikuara në finale nga gjysmëfinalja e parë:
Shqipëria
Armenia
Rusia
Rumania
Hungaria
Greqia
Estonia
Gjeorgjia
Serbia
Belgjika
Dhjetë gjysmëfinalistët e parë (krahas atyre që janë kualifikuar direkt: Austria, Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Britania e Madhe dhe Australia) do të jenë pjesë e finales së madhe të ‘Eurovision Song Contest 2015’ që zhvillohet të shtunën (23 maj).
Dhjetë finalistë të tjerë do të zgjidhen nga gjysmëfinalja e dytë më 21 maj (e enjte).
Rezultati është përcaktuar me një ndarje 50/50 nga ekspertët e jurive kombëtare dhe televotimi. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here