Elhaida Dani shkëlqen në tepihun e kuqKëngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, ka shkëlqyer në tepihun e kuq në ceremoninë hapëse të “Eurovision 2015”.

Në evenimentin hapës që po mbahet në kryeqytetin e Austrisë, po marrin pjesë të gjithë artistët pjesëmarrës së bashku me delegacionet e tyre.Elhaida në këtë organizim kishte të veshur një fustan të gjatë me ngjyrë të verdhë, transmeton koha.net.

Pjesë e delegacionit të Shqipërisë ishin edhe dyshja e kompozitorëve, Zzapp&Chriss.Elhaida Dani, si përfaqësuese e Shqipërisë, do të këndojë në natën e parë gjysmëfinale që do të mbahet më 19 maj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here