Fituesja e “Top Fest 9″ si dhe e shume cmimeve nderkombetare, kengetarja e embel nga Shkodra, Elhaida Dani, ka shenuar edhe nje sukses te radhes. Kesaj here, ka perfaqesuar Shqiperine ne edicionin jubilar te 10-te te Festivalit te Pop Muzikes “Silver Yantra” qe u mbajt ne qytetin Veliko Tarnovo te Bullgarise.

Konkurrimi ka zgjatur tre nete nga data 28 deri me 30 shtator 2012. Ne naten e se dieles, ne naten finale, ne nje atmosfere emocionuese, talenti i saj eshte shperblyer me Cmimin e Madh “Grand Prix” qe ajo me krenari e ka prezantuar ne faqen e saj ne facebook.

Ju kujtojme, vetem pak kohe me pare, ne Gusht te ketij viti, Elhaida fitoi Cmimin e Madh dhe tre cmime tjera ne Festivalin e Pop-it ne Rumani “Champions League”.

Natyrisht, jo vetem ajo vete, por dhe te gjithe shqiptaret krenohen me sukseset e saj ne arenen nderkombetare, ku ajo po perfaqeson vendin e saj dhe talentin shqiptar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here